Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për blerje, shitje dhe

0%

Me datën Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Ferizaj, pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar merret me shitjen e narkotikëve në Kaçanik, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar dhe konfiskimin e provave materiale lidhur me rastin.

DHTN- Ferizaj në bashkëpunim me njësitë tjera relevante policore në lidhje me rastin e lartcekur ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ku gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: -Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 30.44 gram, -Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 1.13 gram, -Rreth 130 qese të zbrazëta për paketim të Marihuanës, -Një grinder për bluarjen e Marihuanës dhe letra për mbështjellje. -Një pushkë gjuetie, -Një telefon, -Para të gatshme.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit, ndaj personit të dyshuar iniciohet rasti për veprën penale ’’Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’‘dhe pas intervistimit ndaj të njëjtit lëshohet aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot