“Në 36 vite, Shqipëria është bërë më keq!” – Emigranti: Partitë që

0%

Një emigrant nga Italia deklaroi se Shqipëria është bërë më keq nga të gjitha anët në këto 36 vite, ndërsa i cilësoi partitë si ‘mafioze’. Në një prononcim për Neës24, ai deklaroi se do të qëndrojnë në shesh në mbështetje të qytetarëve që qëndrojnë në Shqipëri derisa të detyrojnë Edi Ramën të japë dorëheqjen si kryeministër bashkë me qeverinë e tij. “Kam në emigrim 35 vite.

Kemi 36 vite që Shqipëria është më keq nga të gjitha anët. Sidomos kohët e fundit. Unë si person them se tre partitë që kanë sunduar në Shqipëri në 36 vjet, PD, LSI, PS janë të treja të korruptuara, mafioze dhe komuniste.

Prandaj jam i lumtur që sot jam në Tiranë bashkë me diasporën nga Gjermania, Franca e SHBA dhe të mbështesim deri në ditën e fundit që Rama të japë dorëheqjen bashkë me qeverinë e tij mashtruese.”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot