Poezi nga: Giuseppe Conte Përktheu: Anton Papleka Sa shumë që zgjaten orët E ditës, sa i pangishëm është Shkurti Prej ari të marrtë dhe jete Që sapo ka nisur të lindë Te degët që mbijnë nga asgjëja Ku do të çelin lulet Që na thonë se duke nisur nga asgjëja Mund të kemi sërish forma, erëmime, ngjyra.
Kjo është mrekullia jote, Dashuri Ky vullnet i papërmbajtshëm për të qenë Lënda që brufullon e lëviz Që paloset dhe përzihet dhe trazohet, Energjia detare e erës, Energjia ajrore e dallgëve. Kjo është mrekullia jote, Dashuri, Fryma që depërton te gjërat, Që zbrazëtinë e mbush me lule mimozash, Siç bën në rrugët ligure shkurti.
