Moti në Shqipëri, moti me shi e shtrëngata afatshkurtra

0%

Shqipëria të premten do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët, vranësira mesatare hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në jug e juglindje në orët e mesditës e pasdite.

Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje shoqëruar me shkarkesa elektrike në orët e mesditës e pasdite vonë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare atë veriperëndimorë dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi