Më 18 gusht protestë kundër ndërtimit të kishës katolike, banorët

0%

Banorët e Dumnicës së Epërme, Dumnicës së Poshtme, Dumnicës së Llugës, Zagorit dhe Samadrexhës kanë paralajmëruar protestë më 18 gusht, duke nisur nga ora . Sipas organizatorëve, protesta do të shoqërohet me bllokimin e të gjitha rrugëve në Samadrexhë dhe në fshatrat e Dumnicës. Për protestën dhe bllokimin e paralajmëruar, organizatorët kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

Banorët kundërshtojnë pretendimet për ndërtimin e një objekti të kishës katolike në Zagori. Ata shprehen kundër edhe ndërhyrjeve të mundshme për hapjen dhe rregullimin e rrugës drejt parcelës ku pretendohet se do të ndërtohet objekti. Banorët e Zagorit kundërshtojnë ndërtimin e kishës në Vushtrri Sipas organizatorëve, projekti ka motive politike dhe ideologjike.

Për zhvillimet e paralajmëruara pritet të reagojnë edhe institucionet kompetente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi