Sipas The Times dhe gazetarit Paul Joyce, 1892 Holdings, një konsorcium i udhëhequr nga Amir Bhatia, ka arritur marrëveshje për blerjen e një 30 për qind të aksioneve të Liverpoolit për rreth 1.65 miliardë paund. Me këtë marrëveshje, Fenëay Sports Group (FSG) do të ruajë pronësinë dhe kontrollin shumicë mbi klubin, përfshirë drejtimin e përditshëm të tij.
Ndërkohë, Bhatia pritet të marrë postin e zëvendëspresidentit të Liverpolit. Marrëveshja nuk e detyron FSG-në të shesë pjesën tjetër të aksioneve, por Bhatia do të ketë disa opsione që mund t’i hapin rrugën një investimi edhe më të madh në të ardhmen, nëse pronarët aktualë vendosin të shesin më shumë aksione.
Megjithatë, kjo marrëveshje nuk përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në financat e Liverpoolit dhe nuk pritet të ndryshojë menjëherë strategjinë e klubit në afatin kalimtar.
Liverpool’s owners FSG has agreed to sell a minority stake to a consortium which includes billionaire Amazon founder Jeff Bezos 💰 pic.twitter.com/IwcWRso1JR — BBC Sport (@BBCSport) August 14, 2026 Pjesë e konsorciumit është edhe një kompani investimesh e lidhur me Jeff Bezos, bashkëthemeluesin e Amazon dhe një prej njerëzve më të pasur në botë.
Megjithatë, Bezos do të jetë vetëm investitor pasiv dhe nuk do të ketë vend në bordin drejtues apo ndonjë rol tjetër zyrtar në klub./ Telegrafi
