I vuri zjarrin një hapësire pranë varrezave, arrestohet i dyshuari

0%

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se i ka vënë zjarrin një hapësire toke pranë varrezave. Rasti ka ndodhur më 13 gusht, në rrugën “Shefqet Berisha”, ku zjarri ka përfshirë një hapësirë toke afër varrezave. Sipas Policisë së Kosovës, njësiti përkatës policor, së bashku me ekipin e zjarrfikësve, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Ende nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri. I dyshuari, sipas policisë, është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti, ndërkaq po hetohet si “zjarrvënie”.

Burimi: Bota Sot