Paredes refuzon ofertën e gjigantit evropian

0%

Kapiteni i Boca Juniors, Leandro Paredes, ka refuzuar një ofertë nga Milani dhe ka vendosur të qëndrojë në klubin argjentinas. Mesfushori 32-vjeçar dhe fituesi i Kupës së Botës i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për një rikthim në Serie A dhe tha se është plotësisht i përqendruar në detyrat e tij te Boca Juniors.

Sipas TyC Sports , përfaqësuesit e Milanit kanë kontaktuar drejtpërdrejt mesfushorin 32-vjeçar për të kontrolluar disponueshmërinë e tij përpara se të dërgonin një ofertë zyrtare. Megjithatë, Paredes hodhi poshtë menjëherë mundësinë e një transferimi.

Fituesi i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën i ka kërkuar klubit italian të mos i dërgojë asnjë ofertë zyrtare bordit të Bocas sepse nuk ka ndërmend të largohet nga ‘La Bombonera’. 🚨 Leandro Paredes has REJECTED a three-year contract proposal from AC Milan and has decided to STAY at Boca Juniors. 🇦🇷 The Serie A club were prepared to make an offer to sign the midfielder this summer, but Paredes has chosen to continue at Boca and stay in Argentina.… pic.twitter.com/TohwGjluMa — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 14, 2026 Paredes donte t’i jepte fund shpejt spekulimeve për transferim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai falënderoi Milanin për thirrjen dhe interesin, por e bëri të qartë se është i lumtur te Boca. Reprezentuesi i Argjentinës ka një kontratë me klubin deri në fund të vitit 2028 dhe është plotësisht i përkushtuar ndaj ekipit në garat vendase. Nëse do ta kishte pranuar ofertën, do të kishte qenë rikthimi i tij në Serie A, ku kaloi një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij.

Ai debutoi në Itali në vitin 2014 me Chievon, dhe më pas luajti për Empolin dhe Romën. Pas periudhave me Zenitin dhe Paris Saint-Germain, ai u rikthye në Itali si lojtar i Juventusit në vitin 2022, dhe sezonin pasardhës me Romën. Në mesin e vitit 2025, ai u rikthye te Boca Juniors, klubi ku filloi karrierën e tij.

Performancat e mira në ligën argjentinase i siguruan atij një vend në ekipin kombëtar.

Burimi: Telegrafi