Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar Hasan Prishtinën në 93-vjetorin e vrasjes së tij, duke e cilësuar si një ndër figurat që i dhanë drejtim politik lëvizjes kombëtare shqiptare në fillim të shekullit XX.
“Unë jam gati të jap në çdo kohë jetën time për këtë atdhe”, citoi Haxhiu fjalët e Hasan Prishtinës, të thëna në Parlamentin Osman në dhjetor të vitit 1910, teksa fliste kundër dhunës mbi shqiptarët, mbylljes së shkollave shqipe dhe represionit në Kosovë.
Sipas saj, dy vjet më vonë, Hasan Prishtina i priu Kryengritjes së vitit 1912, duke i kthyer kërkesat e shqiptarëve në program politik dhe në veprim. Haxhiu tha se pas vitit 1912, Hasan Prishtina pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij ia kushtoi Kosovës dhe shqiptarëve që mbetën jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
“Ishte ndër drejtuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe, edhe kur mori përgjegjësi të larta në Shqipëri, Kosova mbeti në qendër të angazhimit të tij politik. Hasan Prishtina u vra në Selanik, më , nga Ibrahim Çelo. Pas vetes la më shumë se dy dekada përpjekje politike për Kosovën dhe për të drejtat e shqiptarëve”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
