Gjendet 15-vjeçarja nga Peja që ishte raportuar e zhdukur – Policia e

0%

Është gjetur e mitura nga Peja, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia familjare më 11 gusht, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për R. H. rreth 15-vjeç, për të cilën Policia kishte nisur kërkimet pas raportimit të zhdukjes së saj.

Pas kërkimeve intensive, hetuesit kanë siguruar informacione se e mitura ndodhej në fshatin Qungur, ku edhe është lokalizuar në oborrin e një shtëpie. 15-vjeçarja është shoqëruar në Stacionin Policor dhe është intervistuar në praninë e një punëtoreje të Qendrës për Punë Sociale dhe psikologes.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, e mitura ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia me dëshirën e saj më 11 gusht dhe kishte shkuar në Qungur te një shok, ku kishte qëndruar po ashtu me dëshirën e saj. Ajo nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor dhe ka shprehur dëshirën që të kthehej te familja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Stacionin Policor ka ardhur babai i saj, i cili e ka marrë të miturën, ndërsa për zhvillimet është njoftuar edhe Prokurorja Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com