Sinjali ka mësuar identitetin e tre personave që mbetën të lënduar rëndë në një përleshje që ndodhi pas mesnatës në Vushtrri, ku dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe sëpatë. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të lënduar janë Naim Sokoli , 56 vjeçar, Arjet Sokoli , 24 vjeçar dhe Bamir Sokoli , 17 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës , në rrugën “Hakif Zejnullahu”, ku për motive ende të panjohura ka shpërthyer një përleshje mes disa personave. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë përleshjes është përdorur një sëpatë, ndërsa tre personat kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Të lënduarit fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Vushtrrisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të lëndimeve, dy prej tyre janë transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, personat që dyshohet se janë përfshirë në sulm janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është duke punuar për identifikimin dhe lokalizimin e tyre.
Motivi i përleshjes ende nuk dihet dhe rasti është duke u hetuar. Ekskluzive| Përleshje e përgjakshme me sëpatë në Vushtrri – tre persona bëhen për spital, dy dërgohen me urgjencë në QKUK Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
