Arsimi do të kërkojë fitoren e parë në kampionat kundër Bashkimit në Gostivar, në një duel midis dy ekipeve që nuk arritën të shënonin pikë në dy raundet e para. Ekipi i Gostivarit ka forcuar radhët e tij me disa lojtarë të rinj, duke besuar se një fitore do të nis kthesën e dëshiruar në Ligën e Parë.
Përpara kësaj ndeshjeje, rikthimi i spanjollit Marcel Goni, një nga lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar, ka sjellë optimizëm shtesë. Përveç tij, skuadra mbështetet edhe në përvojën e mbrojtësit Aljdin Cuculi, i cili iu drejtua tifozëve vendas para ndeshjes së sotme. “Pas humbjes kundër Bregalnicës, duam t’u kërkojmë falje tifozëve tanë.
E dimë që ky nuk ishte rezultati që ata prisnin nga ne, as ai që ne vetë e dëshironim. Tani kemi një ndeshje shumë të rëndësishme në shtëpi kundër Bashkimit. Do të japim maksimumin për të fituar dhe për t’u rikthyer në ritmin e fitoreve.
Shpresojmë që me mbështetjen e tifozëve tanë do ta arrijmë këtë qëllim dhe do të vazhdojmë përpara me rezultate pozitive.” Ndeshja midis Arsimit dhe Bashkimit do të luhet sot në stadiumin e qytetit në Gostivar duke filluar nga ora .
