Arsimi kundër Bashkimit apo dueli i skuadrave që për 360 minuta kanë

0%

Sot vazhdon sezoni në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll, me duelin Arsimi nga Çegrani dhe Bashkimi nga Kumanova, ndeshje e vlefshme për javën e tretë. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar, duke filluar në orën . Në këtë ndeshje përballen dy skuadrat bindshëm më të dobëta pas dy xhirove të para të sezonit.

Vetëm këto dy skuadra nuk kanë grumbulluar asnjë pikë. “Interesant është fakti se së bashku, në 360 minuta lojë, Arsimi dhe Bashkimi kanë pësuar 20 gola, ndërsa kanë shënuar vetëm një.

Këto janë rezultatet e deritanishme të Arsimit dhe Bashkimit në dy javët e para: Tikveshi – Arsimi 5:1 Sileksi – Bashkimi 6:0 Bashkimi – Tikveshi 0:5 Bregallnica – Arsimi 4:0 Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, njëra prej këtyre dy skuadrave do të ketë tri pikë, ose të dyja do të kenë nga një pikë. Mbetet të shihet rreth orës , kur pritet të përfundojë takimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duhet theksuar se sot në bankinën e Bashkimit debutimin do ta ketë Shaban Sulejmani, i cili u emërua trajner i ri pasi Gajur Rexhepit, pas dy humbjeve bindëse, iu dha shkarkimi”, k a shkruar media maqedonase “Sportsport”. Nesër, në kuadër të javës së tretë, do të zhvillohen ndeshjet Tikveshi – Shkëndija e Haraçinës () dhe Sileksi – Skopje ().

Të dielën janë në program edhe dy ndeshje: Struga TL – Vardari () dhe Shkëndija – Bregallnica ().

Burimi: Bota Sot