Zana Kotorri emërohet në krye të KIESA-s, zëvendëson Irfan Lipovicën

0%

Zana Kotorri është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), duke zëvendësuar në këtë pozitë Irfan Lipovicën. Telegrafi ka mësuar se vendimi për emërimin e Kotorrit është marrë së fundmi dhe ajo tash e tutje do ta drejtojë KIESA-n në cilësinë e ushtrueses së detyrës.

Sipas burimeve të Telegrafit, emërimi i saj është bërë me vendim të ministres në detyrë te Industrisë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila Kotorri vjen në këtë pozitë pas Irfan Lipovicës, i cili kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.

Telegrafi, po pret edhe konfirmim nga MINT-it për këtë emërim, ndryshe KIESA është agjenci përgjegjëse për promovimin dhe mbështetjen e investimeve, eksporteve dhe zhvillimit të ndërmarrjeve në Kosovë. .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi