Tahiri i kërkon takim Deharit për “përgatitje dhe koordinim për

0%

Shpërndaje në: Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, i ka kërkuar sot takim kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës së Kuvendit. Tahiri ka thënë se në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe afatit 48-orësh, seanca duhet të mbahet të premten (nesër). “Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z.

Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër”, ka shkruar Tahiri. Ai ka propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën , në ambientet e Kuvendit, duke theksuar se kjo bëhet në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të procedurave parlamentare.

“Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, ka deklaruar Tahiri. Edhe Arbëri 12 gus 2026 PDK-ja e Aleanca mblidhen në Kuvend Pas takimit, Tahiri ka njoftuar se do t’u drejtohen mediave në hollin e Kuvendit. PDK-ja e Aleanca vazhdimisht po i bëjnë thirrje Deharit që të caktojë vazhdimin e seancës konstituive çdo 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se seanca nuk do të thirret pa një marrëveshje mes partive.

Burimi: Koha