Egnatia do të luajë ndaj Lilestrom në finalen e “play off” për një vend në Ligën e Europës. Shamrok u eliminua në turin e tretë me një përmbysje të çmendur ku rezultati tregonte 5:1. Nga UEFA ndërkohë është siguruar një shifër e majme për të gjithë periudhën deri tani.
Bëhet fjalë për saktësisht 3,17 milionë euro të siguruara nga kualifikueset, edhe nëse vjen eliminimi në “play off” nga Lilestrom. Egnatia do të luajë e qetë. Nëse shkon në grupet e Ligës së Europës, automatikisht fiton plot 4,31 milionë euro.
