Shkëndija s’e kalon Hibernianin, eliminohet nga Liga e Konferencës

0%

Shkëndija nuk ka arritur të kualifikohet për në play-offin e finales së Ligës të Konferencës pasi u eliminua nga Hibernian. Skuadra skoceze që një raund më parë e eliminoi Malishevën, veproi njëjtë edhe me ekipin tjetër shqiptar falë fitores me rezultat të përgjithshëm 1-2 nga dy ndeshjet.

Shkëndija zhvilloi një paraqitje mjaftë të mirë si nikoqir, por që assesi s’ia doli t’i finalizojë rastet me epilogun përfundimtar, i cili doli të jetë 0-0. Pavarësisht tentimeve të shumta, plot 15 gjuajtje – ekipi nga Maqedonia e Veriut ishte i pafat në konkretizim.

Vlen të ceket se zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer edhe në aspektin defansiv, për të ndalur rastet të shumta nga Hiberniani. Kësisoj, Shkëndija këtë vit mbetet pa Evropë, ndërsa i mbetet të luftojë për titull në Maqedoni me objektivin që të provojë ta sigurojë vitin e ardhshëm./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi