Përbërësit e duhur, sekreti pas çdo ëmbëlsire të shijshme

0%

Ka aroma që mjaftojnë për të krijuar menjëherë një ndjesi ngrohtësie: një kek që sapo ka dalë nga furra, biskota të freskëta apo një ëmbëlsirë që përgatitet për t’u ndarë me njerëzit e dashur. Pas këtyre momenteve qëndrojnë recetat e preferuara, por mbi të gjitha, përbërësit e zgjedhur me kujdes.

Pikërisht këtu bëhen pjesë e recetës Kanella e Bluar Vegoana dhe Soda e Bukës nga Ananas Impex , dy produkte që plotësojnë njëra-tjetrën në shumë përgatitje të ëmbla dhe sjellin atë ndryshim të vogël që vërehet në rezultat. Me aromën e saj karakteristike, Kanella e Bluar Vegoana i jep më shumë shije kekëve, biskotave, petullave, piteve me mollë dhe shumë recetave të tjera.

Është ajo aromë e njohur që përhapet gjatë pjekjes dhe e bën pritjen për ta provuar ëmbëlsirën po aq të këndshme sa vetë shija. Për ta kompletuar përgatitjen, Soda e Bukës Ananas Impex është një prej përbërësve bazë në shumë receta me brumë. E përdorur në sasinë e duhur, ajo ndihmon që kekët, muffinët apo biskotat të marrin fryrjen dhe strukturën që kërkon receta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu, nga një mëngjes i ngadaltë fundjave me petulla, te keku që përgatitet për kafen e pasdites apo biskotat që mblidhen rreth një tavoline plot biseda, Kanella e Bluar Vegoana dhe Soda e Bukës Ananas Impex gjejnë lehtësisht vend në recetat që sjellin njerëzit më pranë njëri-tjetrit.

Sepse ndonjëherë mjaftojnë disa përbërës të mirë, pak kohë dhe një recetë e dashur për të krijuar diçka që të gjithë mezi presin ta provojnë. Zgjidhni përbërësit për recetën e radhës dhe lëreni aromën e kanellës të jetë ftesa që i mbledh të gjithë rreth tavolinës.

Burimi: Telegrafi