Analisti Afrim Kasolli ka komentuar aksionin e deputetëve të PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke vlerësuar se mungesa e disa figurave të rëndësishme të partisë lë të kuptohet se nuk ka unitet të plotë përballë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në një reagim publik, Kasolli tha se deputetët e PDK-së u pozicionuan para hyrjes së ekzekutivit me synimin për të penguar hyrjen e Kurtit në zyrat e Qeverisë, duke pretenduar se ai po e “uzurpon vullnetin e popullit” përmes bllokimit të konstituimit të Kuvendit.
Ai ngriti edhe çështjen e ushtrimit të detyrës së presidentit, duke theksuar se vendi ndodhet me ushtruese detyre presidente nga mandati i kaluar dhe se, sipas tij, Albulena Haxhiu nuk ka mandat për funksionin që po ushtron.
Megjithatë, sipas Kasollit, ajo që bie më shumë në sy është mungesa në aksion e disa deputetëve të njohur të PDK-së, përfshirë Bedri Hamzën, Uran Ismailin, Elmi Reçicën dhe Rrustem Mustafën – Remin.
Kasolli vuri theks të veçantë te Rrustem Mustafa, për të cilin tha se prej kohësh po shfaqet në media duke mbështetur idenë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje si “zgjidhja më racionale” për stabilitetin institucional të vendit. Sipas analistit, kjo pamje mund të interpretohet si shenjë se PDK-ja ende nuk është plotësisht e bindur për një përballje të ashpër politike me Kurtin.
“Edhe pse qytetarët mund të thonë se PDK-së i ka dalë vonë gjumi, duket se brenda partisë nuk ekziston ende bindja për një rezistencë të plotë ndaj Kurtit” , ka shkruar Kasolli.
Shkrimi i plotë: “Përçarja” e PDK-se për rezistencë ndaj Albin Kurtit Deputetet të PDK sot me mëngjes qenkan barrikaduar para dyerve të ekzekutivit të Kosovës me motivim për të penguar hyrjen e deputetit Kurti në zyret e Qeverise, pasi sipas tyre tashmë i njëjti e ke uzurpuar vullnetin e popullit duke e penguar konstituimin e Kuvendit të Kosovës!
Po ashtu, sot vendi ndodhet në një UD Presidente nga mandati i kaluar, çfarë dëshmon se Albulena Haxhiu nuk ka mandat t’a ushtrojë funksionin që po e mban. Mirëpo, ajo qe ka rënë në sy në këtë aksion është mungesa jo e plotë e Grupit Parlamentar të PDK. Deri në këto momente prezente nuk shihet që janë deputetët Bedri Hamza, Uran Ismaili, Elmi Reçica dhe Rrustem Mustafa- Remi.
Madje ky i fundit nate e ditë nëpër media është duke lobuar për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje si e vetmje zgjidhje racionale për t’i dhënë vendit stabilitetit. Kjo pamje mbase dëshmon se megjithë siç ua tha një qytetar deputeteve para qeverisë së” juve PDK-se vonë iu ka dalur gjumi”, por që si duket ende plotësisht nuk janë të bindur për rezistencë të plotë ndaj Kurtit.
