Të enjten vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët, me alternime vranësirash, më të theksuara në zonat lindore dhe jugore. Reshje shiu të dobëta dhe lokale priten në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në veri dhe lindje do të ketë shtrëngata të shkurtra e të izoluara, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në bregdet dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë.
