Pas vendimit të Abdixhikut, Gjini ka disa fjalë për Albin Kurtin

0%

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Gjini ka thënë se Aleanca prej kohësh ka paralajmëruar, siç e quan ai, “lojën e pandershme” të Kurtit dhe partisë së tij.

“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes” , ka shkruar Gjini. Sipas tij, Kurti synon të ketë kontroll të plotë mbi institucionet dhe shtetin, të cilin, siç shprehet Gjini, “po e degradon çdo ditë”.

Kryetari i Aleancës ka përsëritur edhe gjashtë kushtet e subjektit të tij për çdo qeveri të ardhshme, duke theksuar se Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aleanca kërkon që qeveria e ardhshme të pranojë këto pika: Pranimin e gazit amerikan; Ndërtimin e kapaciteteve energjetike; Përfundimin e infrastrukturës kryesore; Ngritjen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla; Lirimin e bujqve nga tatimi në pronë; Investime në kryeqytet.

Burimi: Bota Sot