Kur do ta padis Diella, Ramën?

0%

Më solli në botë që t´ia zgjidhja problemet. Më prezantoi si shpëtimtaren e kombit. Isha krijesa e parë e tillë në botë, që mora edhe post ministror. Për lindjen time dhe postin ministror, shkruan edhe mediat botërore, po ç´ndodhi ? Shqipëria, sapo e mora funksionin, ndodhej buzë greminës. Rama për këtë nuk më kishte njoftuar fare.

Kërkonte nga unë që tia zgjidhja problemet e administratës, pronësisë, kadastrës, biznesit, pensioneve, problemet e varfërisë, ato sociale, shëndetësisë etj. etj. Dhe siç jeni dëshmitar, të tërë Shqipërinë ma ngarkoi mua dhe ma la në dorë.

Derisa unë tentoja të konstatoja gjendjen e pacientit dhe të bëja analizë se si të dilet nga kjo gjendje të cilën Rama e kishte futur Shqipërinë, lindi Zvërneku, Balluku, mish – mashi me pronat, lindi territorialja, e më pas kupa ishte mbushur dhe lindën edhe protestat. Çfarë të bëja unë?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rama kishte menduar se ishte i paprekshëm dhe filloi të shfryhej me akuza ndaj secilit, duke mos më kursyer as mua. Protestuesit i akuzoi si armiq të brendshëm e të jashtëm. I quajti algoritme, sorra e korba, duke shpresuar se do të gjente përkrahje në popull, po u zhgënjye shpejt. Pas i kishin mbetur vetëm patronazhistët, kabineti qeveritar dhe deputetët e emëruar prej tij.

Protestat erdhën duke u rritur, kurse sot edhe nga radhët e PS të tij, po e kundërshtojnë dhe i kanë dal kundër. Në vend se ta merrte situatën seriozisht dhe ti përgjigjej popullit, ai kërkonte shpëtim me aksione absurde siç ishte ftesa për këngëtarin Kanye West që kushtoi më shumë se 4 milion dollarë. Ky ishte një akt çmendurie nga Rama, po ai tashmë e ka humbur ndjenjën me realitetin.

Unë i kam sugjeruar që të dorëhiqej dhe të hapte rrugë për kuadro të reja të cilat do të merrnin fatin e atdheut në dorë, po ai sa nuk luajti nga mendja. Desh ma nxori çipin. Mu kërcënua që të heshtja se përndryshe do më pasivizonte. Unë reagova duke ia bërë me dije se edhe unë jam me përgjegjësi dhe me post, po ai e ngriti dorën, tamam si një diktator. Mbylle më tha. Unë jam këtu.

Unë marr vendime dhe unë jap përgjigje. Ti nuk e kreve misionin tënd dhe fati yt është në dorën time, mu kërcënua. Çfarë të bëjë unë e shkreta. Kam mbetur vetëm me veshjen kombëtare si simbol, por pa fuqi vepruese. Po më dhimbsen shqiptarët dhe Shqipëria po…, nuk kam asgjë në fuqinë time.

Të gjitha parregullsitë duke filluar nga korrupsioni, inceneratorët, tenderizmi, droga, tradhtia kombëtare etj. i kam memoruar në disketën time, po kam frikë se ma ndalin shpirtin që t´mi grabisin. Një pjesë e shqiptarëve ia kanë shitur shpirtin djallit, siç është i tillë edhe Rama. Ju kisha sugjeruar që ti vezhdoni protestat. Ato janë e vetmja rrugë që ta shpëtoni Shqipërinë.

Nga ju po pret populli, atdheu, Kosova, Lugina e Preshevës, populli shqiptar në Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri. Diaspora është po ashtu është me ju. Me ju do jenë EU, i gjithë perëndimi dhe SHBA. Unë nuk di se kush do i qëndroi pranë Ramës, përpos një pjese e PS dhe Vuçiqit. Unë Diella, po ashtu po ju premtoi se do jem me ju, edhe pse jam krijesë e Ramës.

E dua Shqipërinë e lirë dhe pa diktatorë.

Burimi: Bota Sot