Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka larguar nga tregu shtatë produkte të qumështit pasi janë evidentuar si të papajtueshme me raportin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) lidhur me deklarimin e përmbajtjes së vajit të palmës.
Sipas një njoftimi të IQMT-së, inspektimet janë zhvilluar në Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Suharekë, në kuadër të masave të ndërmarra nga AUV-i. Gjatë ditës së sotme () janë realizuar gjithsej 12 inspektime në markete të ndryshme, ku janë evidentuar produkte të ndaluara për shitje.
Nga tregu janë tërhequr këto produkte: Schmand, VITA 18%, 180 g Schmand, VITA 18%, 400 g Schmand, VITA 18%, 800 g Holla Cooking Cream, 1 L Holla Barista, 3.8%, 1 L Mazë tradicionale, DRENA, 1 kg Schmand i freskët, BYLMETI IQMT ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të fillojë shqiptimin e gjobave ndaj operatorëve ekonomikë që ende nuk i kanë tërhequr nga shitja produktet e evidentuara si të papajtueshme me raportin e AUV-it.
Ndërkohë, IQMT ka bërë të ditur se ka intensifikuar bashkëpunimin me konsumatorët përmes platformës së komunikimit në Viber, ku qytetarët mund të raportojnë rastet kur hasin në markete produkte të ndaluara për shitje.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e produkteve të përcaktuara nga autoritetet kompetente, duke respektuar vendimet e AUV-it dhe legjislacionin në fuqi”- thuhet në njoftim.
Më , Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zbatimin e masave për largimin nga tregu të produkteve me yndyrë me origjinë bimore. Aksioni vjen pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar nëntë kompani që të tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me yndyrë me origjinë bimore.
E urdhëresa e AUV-it vjen pasi që kjo agjenci gjatë periudhës prill–korrik 2026 ka zhvilluar një aksion të zgjeruar të kontrollit në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit, gjatë të cilit janë marrë 495 mostra për analiza laboratorike.
Sipas rezultateve të analizave, janë evidentuar 93 mospërputhje, ku 46 prej tyre lidhen me vajin e palmës. https://kallxo.com/lajm/auv-ne-46-nga-93-mosperputhjet-e-konstatuara-u-evidentua-prania-e-vajit-te-palmes
