Hajduku me tre shqiptarë deklason Zhalgirisin

0%

Hajduku i Splitit në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës e mposhti Zhalgirisin ne rezultat 4:0 në “Polud”, dhe me rezultatin e përgjithshëm 9:2 kaloi në fazën e play-off-it. Skuadra e Gonzalo Garcias sonte fitoi me golat e Dario Melnjakut (53’), Adam Huramit (69’), Abdoulie Sanyang Bambës (80’) dhe Michele Shegos (82’).

Hajduku në play-off do të luajë kundër Rakowit të Polonisë. Ndeshja e parë do të luhet më 20 gusht në “Polud”, ndërsa kthimi është në program më 27 gusht. Hajduku dhe Rakowi janë klube, vlera totale e lojtarëve të të cilëve, sipas Transfermarkt, është pothuajse e njëjtë. Sipas këtij portali të specializuar, skuadra nga Spliti vlen 33.5 milionë euro, ndërsa polakët 32.4 milionë euro.

Futbollisti Etnik Brruti u aktivizua nga minuta e 68-të, ndërsa Ron Raçi e Adrion Pajaziti titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 68-të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot