Drita – Tre Fiori, publikohen formacionet zyrtare

0%

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtarë të ndeshjes mes Dritës dhe Tre Fiori. Kampionia e Kosovës dhe skuadra nga San Marino, do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, me synimin për ta konfirmuar kualifikimin në fazën tjetër.

Skuadra gjilanase e ka krijuar një avantazh të madh pas fitores 4-1 në ndeshjen e parë në udhëtim, rezultat që i jep një pozitë të favorshme para 90-minutëshit të dytë. Trajneri Ardian Nuhiu ka vendosur për skemën 4-2-3-1, ndërsa në fazën ofensive do të rreshtohen Liridon Balaj, Arb Manaj dhe Kristal Abazaj.

Në formacionin titullar është edhe përforcimi i ri William Beaten, i cili këtë herë do të aktivizohet në një pozicion më të avancuar, duke marrë një rol të rëndësishëm në repartin ofensiv. Drita synon ta menaxhojë me kujdes epërsinë e krijuar në ndeshjen e parë dhe të sigurojë kalimin në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Formacionet zyrtare: Drita: Maloku; Mjaki, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka; Dabiqaj, Limaj, Beaten; Balaj, Manaj, Abazaj. Tre Fiori: Nardi; Sirri, Rea, Sancisi; Mengucci, Giocondi, Benedettini, D’Addario; Bernardi; Prandelli, Ferri. Ndeshja mes Dritës dhe Tre Fiori nis në orën .

Burimi: Bota Sot