Dinamo City përmbys Audën dhe kualifikohet në ‘play-off’ të Ligës së

0%

Skuadra shqiptare Dinamo City ka arritur kualifikimin në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, pasi mposhti në shtëpi ekipin letonez Auda me rezultat të thellë 4-0. Ishte kjo një përmbysje spektakolare nga ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja, pasi në sfidën e parë kishin pësuar humbje me rezultat minimal 1-0.

Serinë e golave për Dinamon e hapi Eridon Qardaku i cili në minutën e 36-të realizoi për rezultatin 1-0. Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Qardaku kaloi në rolin e asistuesit duke shërbyer Klevi Qefalinë e realizoi për 2-0. Vendasit e rritën ritmin e lojës në pjesën e dytë dhe kështu arritën të realizojnë edhe dy herë të tjera.

Për rezultatin 3-0 u përkujdes Malomo Ayodeji që realizoi pas asistimit nga Ruben Richards në minutën e 52-të. Goli që vulosi fitoren e madhe të Dinamos dhe kualifikimin tutje e realizoi nigeriani David Fadairo në minutëëne 76-të për 4-0./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi