Ahmeti pret delegacionin e Bangladeshit, diskutohet thellimi i

0%

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, të udhëhequr nga sekretari Nazrul Islam. Takimi u zhvillua në prag të raundit të dytë të konsultimeve politike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bangladeshit, të cilat këtë herë po mbahen në Prishtinë.

Gjatë takimit, Ahmeti falënderoi sekretarin Islam për mbështetjen e vazhdueshme të Bangladeshit ndaj Republikës së Kosovës, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve. Palët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me fokus të veçantë në ekonomi, teknologjinë informative dhe tregti.

Gjithashtu, gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Bangladesh. Zëvendësministri Ahmeti shprehu gatishmërinë e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Bangladeshin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot