Afati për subvencionimin e teksteve shkollore skadon nesër, mbi 179

0%

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të aplikojnë për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, pasi afati i aplikimit përfundon nesër. Afati, i cili fillimisht ishte caktuar të mbyllej më 9 gusht, është shtyrë për shkak të interesimit dhe kërkesave të prindërve që nuk kishin arritur të aplikonin në kohë.

“Deri sot, për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, kanë aplikuar gjithsej 179 mijë prindër në platformën eKosova, ndërsa afati përfundimtar për mbylljen e aplikimeve është dita e nesërme”, tha Anita Kadriu, drejtore e Departamentit për arsim paraunviversitar në Ministri të Arsimit.

“Ministria e Arsimit, e ka shtyer afatin për palikimin e prindërve i cili ishte paraparë të mbyllej me 9 gusht deri më nesër në mundësi që t’ju japim mundësi të gjithë prindërve që të aplikojnë”, shtoi ajo

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi