Vendimi i papritur, Holanda emëron selektorin e ri

0%

Holanda ka bërë një lëvizje të papritur duke emëruar spanjollin Xavi Hernandez në stolin e përfaqësueses së saj, i lënë bosh pas largimit të Ronald Kuman në përfundimin e Botërorit. Ish-mesfushori 46 vjeçar ishte prej dy vitesh në pritje të emërimit në një pankinë, që kur u largua nga drejtimi i Barcelonës në mbyllje të sezonit 2023-2024.

“E konsideroj një nder të jashtëzakonshëm të bëhem trajner i ekipit kombëtar holandez. Si dikush që është stërvitur në akademinë e Barcelonës, me ndikime të forta nga Johan Krujf dhe Rinus Mishels ndër të tjerë, ndiej një lidhje të veçantë me futbollin holandez. Mund të thuash se jam paksa bir i futbollit holandez.

Trajnerë të tjerë të shkëlqyer, veçanërisht Luis van Gal, nën drejtimin e të cilit debutova në Barcelonë dhe Frank Rajkard, gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm në formësimin tim si lojtar dhe trajner”, tha ndër të tjera ai në fjalët e para si trajneri i përfaqësueses.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kontrata e Çavit do të jetë deri në Botërorin e viti 2030, me idenë e qartë të ringritjes së kësaj përfaqësueseje në nivelet më të larta të futbollit kontinental e botëror.

Burimi: Bota Sot