Ja sa qindra mijëra do t’i sillte një fitore në Kampionatin Botëror

0%

Të tejkalosh kufijtë, ta ngresh gjithmonë pak më lart nivelin, të arrish aty ku askush tjetër as nuk mund ta imagjinojë. Tadej Pogaçar është pikërisht kështu: e dëshmoi edhe një herë në “Tour de France”, të cilin e dominoi për herë të pestë, duke barazuar një arritje të legjendave Anquetil, Merckx, Hinault dhe Indurain.

Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, çiklisti slloven është pranë vendosjes së një tjetër rekordi: atë të fitimeve prej të paktën 13 milionë eurosh gjatë sezonit.

Nga 8 milionë eurot e pagës me UAE-XRG, duhen shtuar: 2,5 milionë euro nga sponsorët e ndryshëm; 1 milion euro nga shitja e produkteve me markën e tij (fitimet nga produktet e garave shkojnë për fondacionin bamirës që mban emrin e tij); 1 milion euro bonus për fitoren në Tour de France; 500 mijë euro bonus për përfundimin e vitit në vendin e parë të renditjes botërore, diçka që tashmë është e sigurt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për më tepër, nëse arrin të fitojë edhe Vuelta-n, mund të marrë edhe 500 mijë euro, ndërsa një fitore në Kampionatin Botëror do t’i sillte edhe 250 mijë euro të tjera. Pra, në rast se fiton edhe Vuelta-n dhe Botërorin, Pogaçari mund ta rrisë edhe më tej shumën e fitimeve të tij në vitin 2026.

Burimi: Bota Sot