“The Athletic” me vlerësim të madh për Fisnik Asllanin: Cilësitë e

0%

Mediumi prestigjioz britanik “The Athletic” i ka kushtuar vëmendje Fisnik Asllanit në një analizë të gjatë për sulmuesit që mund t’i përshtaten kërkesave të Barcelonës.

Në artikullin ku trajtohet kërkimi i klubit katalunas për një sulmues, “The Athletic” e vendos Julian Alvarezin si objektivin kryesor të Barcelonës, por gjatë analizës përmend edhe disa alternativa, mes tyre edhe reprezentuesin e Kosovës, Fisnik Asllani. “Hoffenheimi dhe Fisnik Asllani janë një tjetër mundësi në këtë drejtim.

Përveç 10 golave që shënoi në Bundesliga sezonin e kaluar, ai krijoi edhe shtatë të tjerë”, shkruan “The Athletic”. Mediumi britanik thekson gjithashtu situatën e fundit të sulmuesit kosovar, i cili ishte shumë pranë transferimit te RB Leipzigu, por marrëveshja u anulua për shkak të shqetësimeve mjekësore të ngritura nga klubi gjerman.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“The Athletic” më pas e krahason Asllanin me Jonathan Burkardtin dhe vlerëson se të dy lojtarët shfaqin disa prej karakteristikave që Barcelona po kërkon. “Jonathan Burkardt dhe Asllani shfaqin disa nga atributet që Barça po kërkon dhe ka të ngjarë të kushtojnë shumë më pak se Alvarez”, shkruan mediumi. Çfarë do të ndodhë me Fisnik Asllanin?

Dështimi i transferimit te Leipzig rikthen Barcelonën në garë Për Asllanin, artikulli i “The Athletic” vjen pas një sezoni ku ai la gjurmë në kampionatin gjerman me 10 gola dhe shtatë asistime, duke konfirmuar potencialin e tij si një prej sulmuesve interesantë të gjeneratës së re.

Pas dështimit të transferimit te Leipzigu, Asllani është rikthyer në stërvitje me Hoffenheimin, ndërsa e ardhmja e tij mbetet një prej temave interesante të këtij afati kalimtar.

Në analizën e saj, “The Athletic” nuk ndalet vetëm te emri i Asllanit, por vë në pah pikërisht profilin e tij, duke e konsideruar atë një lojtar që posedon disa prej cilësive që Barcelona po kërkon për repartin ofensiv.

Burimi: Telegrafi