‘Red Bull Arena’ në qytetin austriak të Salzburgut do të jetë sonte (e mërkurë) nikoqire e ndeshjes së Superkupës së UEFA-s mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës, në sfidën që shënon hapjen e sezonit të ri. PSG-ja vjen në këtë përballje si kampione e Evropës, pasi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të dytë radhazi, duke mposhtur Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive.
Në anën tjetër, Aston Villa e ka siguruar pjesëmarrjen në Superkupë si fituese e Europa League-s, pasi mposhti Freiburgun me rezultat 3-0 në finale. Por një nga pyetjet kryesore para ndeshjes është: Çfarë ndodh nëse PSG-ja dhe Aston Villa janë të barabarta pas 90 minutash? Sipas rregulloreve të UEFA-s, përgjigjja është e qartë: nuk do të ketë vazhdime.
Nëse ndeshja përfundon me rezultat të barabartë pas 90 minutave, fituesi do të përcaktohet menjëherë përmes goditjeve nga pika e bardhë. Pra, ndryshe nga shumë ndeshje të fazave eliminatore të Ligës së Kampionëve apo Europa League-s, në Superkupën e UEFA-s nuk luhen dy pjesë nga 15 minuta shtesë.
Ky rregull ishte vendimtar edhe në edicionin e kaluar, kur PSG-ja e fitoi Superkupën ndaj Tottenhamit pikërisht pas penalltive.
Dy yjet e PSG-së thirrën nga Luis Enrique për Superkupë pavarësisht raportimeve për kalimin te Liverpooli Në atë përballje, skuadra franceze ishte duke humbur 2-0, por arriti të rikthehej në minutat e fundit dhe të barazonte rezultatin, duke e dërguar ndeshjen direkt në penallti. Këtë vit rregullorja mbetet e njëjtë.
Kështu, nëse PSG-ja dhe Aston Villa nuk arrijnë ta përcaktojnë fituesin gjatë 90 minutave në Salzburg, trofeu do të vendoset direkt nga penalltitë./ Telegrafi
