Një 32-vjeçare nxirret e gjallë nga rrënojat 36 orë pas tërmetit në

0%

Një 32-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja për 36 orë pas tërmetit prej 7.4 ballësh që tronditi Kolumbinë perëndimore, është shpëtuar gjallë, ka raportuar të mërkurën () televizioni britanik, BBC . Daniela Largo u nxor prej gërmadhave të një ndërtese të shembur në qytetin Pereiras pas një operacioni shpëtimi prej 10-orësh.

Zjarrfikësit më në fund arritën ta gjenin nëpërmjet një tuneli që kishin hapur poshtë katër pllakave të betonit nën të cilat ajo ishte ngujuar. Të paktën 188 persona kanë vdekur në tërmet, sipas shifrave zyrtare, dhe qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Në Pereira, qytet në rajonin e kultivimit të kafesë në Kolumbi, 79 persona janë konfirmuar të kenë vdekur, numri i dytë më i lartë pas Calit, ku 95 të tjerë kanë vdekur, sipas shifrave nga Shoqata e Kryeqyteteve Kolumbiane (Asocapitales). Largo i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se një banor vendas kishte dëgjuar vajzën e saj të thërriste për ndihmë poshtë rrënojave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pasi punonjësit e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ia dolën ta gjenin Largon me ndihmën e një kamere të vogël. Megjithatë, shpëtimi i saj u ndërlikua nga fakti se katër pllaka të rënda betoni po bllokonin rrugën.

Zjarrfikësit vendas, të ndihmuar nga kolegët e dërguar nga kryeqyteti Bogota, dhe ekipi i reagimit ndaj fatkeqësive të forcës policore kombëtare, u desh të gërmonin dy tunele për ta arritur te ajo. Përmes një hapjeje, të gërmuar nga lart, ata arritën t’i siguronin Largos oksigjen. Por vetëm përmes një tuneli të dytë, të gërmuar nga poshtë, ia dolën ta nxirrnin.

Presidenti kolumbian, Abelardo de la Espriella, i është gëzuar shpëtimit të saj në mediat sociale, duke e përshkruar si “lajm që na mbush me shpresë”. Nëna Largo ka thënë se “në shtëpi po e pret djali 12 vjeç”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo