Mesfushori gati të “braktis” zikaltërit për kryeqytetasit

0%

Ndryshe nga Kristjan Asllani, fati i të cilit është ende “në ajër”, tek Interi mund të ndryshojë së shpejti ambient Davide Frattesi. Mesfushori i cili erdhi me pritshmërinë për të shpërthyer në këtë repart, humbi terren dhe përfundoi në stol, duke dhënë kontributin e tij kryesisht si zëvendësues.

Për këtë arsye, gazetari italian Matte Moretto raporton se 26-vjeçari është shumë pranë kalimit te Lazio, një rival ky i Interit në Serie A dhe që drejtohet në stol nga Gennaro Gattuso, një ish i Milanit. Mësohet se lojtari ka thënë “PO”-në e tij, ndërsa marrëveshja thuhet se do kryhet si huazim me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.

Tek lacialët, Frattesi do të “merrte veten” sërish duke gjetur dhe hapësirat e nevojshme. Duket se shoku i Kristjan Asllanit, e ka gati “shpëtimin” nga makthet e stolit, ndryshe nga mesfushori shqiptar që ende ndodhet në udhëkryq.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot