Ekskluzive | Zbardhen detaje të reja nga tentim-vrasja në Ferizaj – i

0%

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me përleshjen e rëndë që ndodhi pas mesnatës në qendër të Ferizajt, ku një person pësoi lëndime të rënda dhe përfundoi në QKUK. Rasti po hetohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se hetimet kanë çuar në arrestimin edhe të Orges Avdylit, rreth 18-vjeçar, i cili po kërkohej nga Policia, si dhe të Andis Mathiesen Avdylit, rreth 22-vjeçar, shtetas suedez. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë intervistimit Orges Avdyli ka pranuar se në përleshje ka përdorur një kaçavidë, me të cilën e ka goditur tri herë Shkelzen Avdijën.

Kaçavida që dyshohet se është përdorur gjatë sulmit është gjetur dhe sekuestruar nga Policia si provë materiale. Avdija, i cili ka pësuar lëndime të rënda gjatë përleshjes, vazhdon të trajtohet në QKUK në Prishtinë dhe ende nuk është intervistuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Policia pritet ta marrë në pyetje sapo gjendja e tij ta mundësojë këtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës të 11 gushtit, në rrugën “12 Qershori”, mes kafiterive “0290 Bar” dhe “Dritarja”, ku ishte raportuar një rrahje në zhvillim mes disa personave. Gjatë përleshjes ishin lënduar Dionis Avdyli, Armend Nuhaj dhe Shkelzen Avdija, ndërsa ky i fundit, për shkak të lëndimeve të thella, ishte transferuar në QKUK.

Ekskluzive| Përleshje e rëndë mes disa personave në Ferizaj – njëri me lëndime të rënda dërgohet në QKUK Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për tentim-vrasjen në Ferizaj – përleshja mes “0290 Bar” dhe “Dritarja” la tre të lënduar Në këtë rast si të dyshuar figurojnë Dionis Avdyli, rreth 21-vjeçar, Edian Avdyli , rreth 22-vjeçar, Armend Nuhaj, rreth 39-vjeçar, Orges Avdyli, rreth 18-vjeçar, Andis Mathiesen Avdyli, rreth 22-vjeçar dhe Shkelzen Avdija, rreth 33-vjeçar.

Pas intervistimit, pesë prej të dyshuarve janë ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Veton Shabani. Ndërkohë, hetimet nuk kanë përfunduar.

Përveç Shkelzen Avdijës, i cili pritet të intervistohet pasi t’ia lejojë gjendja shëndetësore, Policia pritet të marrë në pyetje edhe persona të tjerë të dyshuar dhe disa dëshmitarë. Rasti do të procedohet në Prokurori me procedurë të shpejtë.

Raportimi ekskluziv i Sinjalit për përleshjen e rëndë në Ferizaj, arrestohen pesë persona Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com