Egnatia kërkon mbështetje maksimale! Klubi i Egnatias ka ndezur entuziasmin në prag të sfidës së radhës në kompeticionet europiane, duke lëshuar një thirrje zyrtare në rrjetet sociale për të mbushur ekipin në shkallët e stadiumit. Përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar, klubi rrogozhinas thekson rëndësinë e kësaj ndeshjeje, e cila cilësohet më shumë se një takim i thjeshtë.
Klubi ka kërkuar mbështetjen e pakursyer të tifozëve për të sjellë energjinë dhe pasionin që e ka shoqëruar skuadrën në çdo ndeshje të kualifikueseve europiane.
