“Disa viktima u dogjën për së gjalli”, aktakuzë ndaj një serbi për

0%

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, duke e akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më në fshatin Reznik të Vushtrrisë, ku i pandehuri, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe me tashmë të dënuarin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, S.T., dyshohet se mori pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se disa prej viktimave, sipas aktakuzës, u dogjën për së gjalli, ndërsa disa të tjera u dogjën pasi ishin vrarë. Gjithashtu, sipas aktakuzës, S.S., në bashkëryerje me persona të armatosur, hyri në shtëpitë e familjeve shqiptare, i plaçkiti ato dhe më pas u vunë flakën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com