Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka mbajtur një fjalim në sallën e Kuvendit, ku të pranishëm ishin edhe disa mërgimtarë, duke kërkuar që të thirret vazhdimi i seancës konstituive. Gjatë fjalimit të Çitakut, në sallë ishte e pranishme edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Çitaku u shpreh se deputetët e zgjedhur po mbahen jashtë procesit institucional, duke thënë se “ne këtu jemi deputetë të zgjedhur, por dyert për ne janë të mbyllura”. Në këtë moment, Haxhiu i ndërhyri duke ironizuar: “të hapura, të hapura janë”. Çitaku më pas vazhdoi fjalimin e saj, duke theksuar rëndësinë e institucioneve të Kosovës dhe sakrificën për krijimin e tyre.
“Po më vjen mirë që janë hapur për juve. Kuvendi nuk është thjesht objekt, nuk është ndërtesë me tulla, është institucion. Kam qenë në këtë ulëse e ulur ditën kur u shpall Pavarësia e Kosovës. Është derdh gjak, mund, djersë, sakrificë që Kosova me pas institucione. Nuk guxojmë me u sill sikur s’po ndodh asgjë”, u shpreh Çitaku. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
