Futbollisti i Kombëtares, Keidi Bare largohet nga Spanja. Mesfushori ka firmosur me klubin grek dhe do të nisë që sot stërvitjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Volos Elabet FC përmes një postimi në rrjetet sociale. Volos Elabet FC njofton blerjen e mesfushorit 28-vjeçar shqiptar Keidi Bare.
Keidi Bare, pasi kaloi ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe ergometrike, nënshkroi kontratën e tij të re dhe pritet të fillojë stërvitjen sot. Keidi Bare ka luajtur për Zaragozën për dy vitet e fundit, ku ka regjistruar 47 paraqitje, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellën e Espankol (118 paraqitje) dhe Malaga (48 ndeshje).
Përveç kësaj, Keidi Bare ka luajtur 29 herë me Kombëtaren Shqiptare.
