Barcelona nuk heq dorë nga Rodri

0%

Barcelona dhe Mançester Siti vazhdojnë negociatat për të finalizuar transferimin e Rodrit te klubi katalanas. Pak minuta më parë, eksperti i merkatos Fabricio Romano ka raportuar se blaugranat kanë rritur ofertën e tyre nga 50 milionë euro në 60 milionë euro për “Qytetarët”.

Pavarësisht se anglezët këmbëngulin për 80 milionë euro, Barcelona dhe spanjolli janë të bindur se do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare me shtesat që shihen si çelësi për ta arritur këtë. Tashmë palët po përgatiten për një propozim të ri.

Burimi: Bota Sot