AVONET dhe 13 OJQ kërkojnë sqarim nga Kushtetuesja për Kuvendin

0%

AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesë për të vlerësuar zbatimin e Aktgjykimit KO124/25, lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit. Në deklaratën për media, AVONET thotë se kërkesa është dorëzuar pas zhvillimeve të fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Sipas organizatave, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, ndërsa seanca konstituive e 6 gushtit nuk ka përfunduar me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit.

“ Mbajtja e një seance që nuk përfundon me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit nuk nënkupton se Kuvendi është konstitu uar”, thuhet në deklaratë, duke iu referuar Aktgjykimit KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese. AVONET thekson se vazhdimi i seancës ishte caktuar për 8 gusht, pra pas përfundimit të afatit 30-ditor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, organizatat kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë nëse Aktgjykimi KO124/25 është zbatuar në përputhje me përcaktimet e tij dhe brenda afatit të përcaktuar. Kërkesa është bazuar në Rregullin 60 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton procedurën në rastet e pretendimeve për moszbatim të një vendimi të Gjykatës.

Në rast se konstatohet moszbatim, AVONET dhe organizatat nënshkruese kërkojnë që Gjykata të ndërmarrë veprimet e parapara me rregullore, përfshirë nxjerrjen e aktvendimit për moszbatim apo mospërmbarim dhe hapat e tjerë që i konsideron të nevojshëm. Sipas AVONET-it, çështja ka rëndësi të veçantë për funksionimin e institucioneve të zgjedhura dhe respektimin e rendit kushtetues.

“Qëllimi është të sigurohet qartësi juridike dhe institucionale lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese” , thuhet në deklaratë.

Burimi: Bota Sot