Cacttus Education organizon testin pranues më , nga ora , për kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në studimet e larta profesionale dyvjeçare në Programim ose Siguri Kibernetike . Në bazë të rezultatit të arritur në test, kandidatët mund të përfitojnë deri në 20% zbritje në tarifën e studimeve .
Testi pranues përmban pyetje nga Matematika dhe Gjuha Angleze , ndërsa rezultati përcakton përqindjen e zbritjes që mund të përfitojë secili kandidat.
Kandidatët mund të zgjedhin ndërmjet dy programeve profesionale: Programim – Zhvillim i Uebit dhe Aplikacioneve Mobile Siguri Kibernetike Të dy programet janë të orientuara drejt kërkesave aktuale të tregut të punës dhe u mundësojnë studentëve të zhvillojnë njohuri teknike, përvojë praktike dhe aftësi profesionale. Programet e Cacttus Education kanë fokus të veçantë në mësimin praktik .
Krahas teorisë, studentët punojnë në laboratorë, realizojnë detyra praktike, analizojnë raste studimore dhe zhvillojnë projekte të lidhura me situata reale nga industria.
Gjatë studimeve, studentët mbështeten edhe nga Qendra e Karrierës e Cacttus Education , e cila i ndihmon në zhvillimin profesional, përgatitjen e CV-së, përgatitjen për intervista pune dhe identifikimin e mundësive për praktikë profesionale. Si të regjistroheni në testin pranues?
Klikoni këtu dhe plotësoni të dhënat tuaja , kontaktoni Cacttus Education në numrin 038 600 237 ose vizitoni kampusin tonë për më shumë informata. Vendet janë të kufizuara. Aplikoni tani dhe rezervoni pjesëmarrjen në testin pranues!
