Vendosja e flamujve të UÇK-së dhe Shqipërisë në rrethojën e kishës

0%

Në lidhje me rastin e vendosjes së flamujve (njëri me mbishkrimin UÇK dhe tjetri i Shqipërisë), në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore. Sipas njoftimit thuhet se është identifikuar dhe shoqëruar për në Stacionin Policor në Lipjan personi (D. M.) nga Komuna e Lipjanit.

“Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë të mediave dhe opinionit të gjerë, lidhur me rastin e vendosjes së flamujve në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, përmes kësaj komunikate zyrtare njofton se: Stacioni Policor në Lipjan, më datën , rreth orës , nga përgjegjësi/mbikëqyrësi i kishës ortodokse, është njoftuar se në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan janë vendosur dy flamuj, sipas tij, njëri me mbishkrimin UÇK dhe tjetri i Shqipërisë.Njësitë relevante policore, me të pranuar informacionin, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe, si rezultat i punës dhe angazhimeve policore, është identifikuar dhe shoqëruar për në Stacionin Policor në Lipjan personi (D.

M.) nga Komuna e Lipjanit. Personi i shoqëruar në stacionin policor është trajtuar nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Lipjan, i cili ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit, me 0.61 promila”, thuhet në njoftim. Po ashtu siç thuhet në njoftim si vazhdimësi e hetimeve policore, sot, më datën , është shoqëruar në stacionin policor edhe personi (E.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

M.), po ashtu nga Komuna e Lipjanit, ndaj të cilit kanë vazhduar procedurat e mëtejme policore. “Sipas procedurave të parapara ligjore, lidhur me rastin janë njoftuar prokurorët kujdestarë të Departamentit Special dhe të Përgjithshëm, me udhëzimin e të cilëve rasti është dërguar me Shënim Zyrtar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policisë së Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi, Policia e Kosovës ka dosje të veçanta për çdo objekt të trashëgimisë kulturore fetare, të cilat shërbejnë për ofrimin e sigurisë ndaj tyre dhe për parandalimin e çfarëdo rasti apo incidenti të mundshëm.

Nga Policia e Kosovës sigurohen 24 objekte të trashëgimisë kulturore me prezencë policore 24/7, si dhe objekte të tjera ndaj të cilave ofrohet siguri përmes njësive policore patrulluese, sipas zonave të përgjegjësisë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore fetare.

Burimi: Telegrafi