Çështja e portierit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te Juventusi, ndërsa skuadra përgatitet të përballet me Palermon në një miqësore në Perth. Luciano Spalletti e pranon se portieri është një problem, por përpiqet të qetësojë situatën: “Di Gregorio, sipas meje, bëri pritje që meritojnë komplimente në pjesën e parë ndaj Interit. Më pas pati fat të keq te goli i dytë.
Këtë herë luan Perin, sepse këtë e kishim përgatitur që më parë. Më shumë se dy ndeshje; nga një pjesë secili dhe nga një pjesë e dytë për secilin”. Për Gatti, që mund të largohet dhe kërkohet nga Napoli i Allegrit, tha: “Ai nuk do ta nisë nga fillimi, sepse ka një lodhje muskulore. Nëse do të jetë nevoja, do të shohim. Do të jetë një plan prej 20 minutash, maksimumi gjysmë ore”.
Për merkaton: “Që nga fillimi kemi pasur të njëjtat ide. Pasi luajtëm këto ndeshje, i kemi konfirmuar ato, ndaj vazhdojmë rrugën tonë”. Për Pippo Inzaghin: “Do të bëhet patjetër një trajner i nivelit të lartë. Ka qenë kampion si futbollist dhe është një njeri që e njoh mirë, shumë modest. Ka lojtarë që kanë luajtur të gjithë në Serie A, ndaj do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”.
