Siria e dënon me vdekje në mungesë Bashar al-Assadin për vrasje e

0%

Një gjykatë siriane ka dënuar të martën () me vdekje liderin e rrëzuar, Bashar al-Assad, pas gjykimit në mungesë, duke e dënuar për krime duke përfshirë vrasje, tortura dhe arrestime arbitrare gjatë luftës gati 14-vjeçare të vendit, raporton Reuters .

Ky është dënimi i parë kundër Assadit, i cili u rrëzua pas ofensivës rebele të dhjetorit të vitit 2024 që i dha fund dekadave të sundimit të hekurt të familjes së tij mbi Sirinë dhe luftës brutale që vrau qindra mijëra sirianë. Assadi u arratis nga kryeqyteti Damask, derisa luftëtarët rebelë po i afroheshin kryeqytetit gati dy vjet më parë dhe aktualisht është në Moskë.

Në gjykimin e së martës ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë, gjyqtari e dënoi me vdekje Assadin për krimet e “vrasjes së paramenduar dhe të qëllimshme të më shumë se një personi dhe të fëmijëve, torturës, arrestimit arbitrar dhe krimeve kundër njerëzimit”. Atef Najib, zyrtar sigurie nën Assadin, u dënua gjithashtu me vdekje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Assad, i cili u lind më 1965, u bë president në vitin 2000 pas vdekjes së baba Hafezit. Ai mbajti sundimin e familjes dhe dominimin e sektit të tyre alavi në vendin me shumicë myslimane sunite dhe statusin e Sirisë si aleate e Iranit armiqësor ndaj Izraelit dhe SHBA-së.

I rrënjosur në vitet e para nga lufta në Irak dhe kriza në Liban, sundimi i Assadut u përcaktua nga lufta civile, e cila buroi nga “Pranvera Arabe” e vitit 2011, kur sirianët që kërkonin demokraci dolën në rrugë, për t’u përballur me forcën vdekjeprurëse. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo