Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Qamil Hoxha” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim nga sot, 11 gusht, deri më . Sipas njoftimit, mbyllja bëhet për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në zonën ku po zhvillohen punimet. Punimet pritet të zgjasin deri më 15 gusht, pas së cilës rruga pritet të rikthehet në qarkullim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
