Policia e Kosovës ka shpëtuar një 72-vjeçar i cili kishte rënë aksidentalisht në bunarin e oborrit të tij derisa ishte duke e ujitur kopshtin. Rasti ka ndodhur më në rrugën “Veteranët e Lirisë”, në fshatin Muzeqinë të Shtimes. Pas raportimit zyrtar që mori Policia rreth orës të datës , kishte dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Njëri nga zyrtarët është futur rreth 10 metra në bunar, ku ka arritur ta sigurojë personin me litar, ndërsa dy zyrtarë tjerë policorë kanë bërë tërheqjen dhe kanë arritur ta nxjerrin atë të gjallë.
Personi i shpëtuar fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për trajtim të metutjeshëm mjekësor. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.
“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve dhe falënderon ekipet emergjente të QKMF-së në Shtime dhe Qendrës Emergjente në Ferizaj për reagimin e shpejtë dhe trajtimin professional.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
