Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për një rast të rëndë penal të ndodhur në fshatin Orrobërdë të Istogut. Bëhet fjalë për Vezir Haziraj, rreth 28-vjeçar për të cilin Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Sipas njoftimit të Policisë, Haziraj dyshohet se është i përfshirë në një rast të “vrasjes në tentativë”, i cili ka ndodhur më në fshatin Orrobërdë të Istogut, rast për të cilin gazeta Sinjali kishte raportuar ditë më parë.
Plagosja në Istog, Vezir Haziraj nga arratia: E bëra për vetëmbrojtje, nuk dorëzohem sepse nuk ka drejtësi Policia ka bërë të ditur se i dyshuari konsiderohet i armatosur Çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij mund ta raportojë rastin në 192 ose në numrin pa pagesë 0800 19 999, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo adresës elektronike të Policisë.
Mosmarrëveshja para shtëpisë çoi në shkrepjen e armës – si ndodhi tentim-vrasja në Orroberdë të Istogut, i dyshuari në arrati
