PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Të mbahet nesër

0%

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar sot me kërkesë zyrtare Avni Dehari, në cilësinë e tij si kryesues i seancës konstituive, që nesër, më , të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve.

PDK ka ftuar edhe të gjitha grupet e tjera parlamentare dhe deputetët e zgjedhur që nesër të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, për të dëshmuar gatishmërinë e tyre politike dhe vullnetin për ta përmbushur besimin që qytetarët ua kanë dhënë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Prandaj, PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve” , thuhet në kërkesën e PDK-së.

Vazhdimi i seancës konstituive është ndërprerë të shtunën me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë të Albin Kurtit nga deputetja e Alenacës, Time Kadrijaj.

Burimi: Bota Sot