Zyrtarizimi i Romelu Lukakut te Fenerbahce nga Napoli është çështje kohe. Ky është lajmi i fundit që vjen nga gazetari sportiv i mirënjohur, Fabrizio Romano. Napoli dhe gjiganti nga Superliga turke, kanë arritur marrëveshjen për kalimin e “bishës” belge për 6 milionë euro, kostoja e transferimit. Po ashtu, sulmuesi ka rënë dakord me Fenerbahcen për kushtet personale.
Pas Vedat Muriqit, tashmë skuadra nga Stambolli do të ketë një tjetër “pykë” të mirëfilltë në sulm, Romelu Lukakun. Për Trabzonsporin e Ernest Muçit, ky është lajm i keq, pasi rivali po shton “forcat” në fazën “goditëse”..
